logo
ABCTirana

Trajnim për Mentorë Montessori dhe Zbatim i Kurrikulës Montessori

Maj 20, 2024

Trajnim për Mentorë Montessori dhe Zbatim i Kurrikulës Montessori

Tirana, 20 Maj 2024 – Ne në ABCTirana jemi të lumtur të njoftojmë për trajnimin intensiv të stafit tonë për mentorë Montessori dhe përditësimin e kurrikulave tona të inspiruara nga kjo metodë e edukimit.


Pse ABCTirana zgjodhi të inspirohet nga Montessori?

"Ne besojmë se qasja e kurrikulave tona me modelin Montessori është një kombinim i përkryer për të edukuar fëmijë të cilët do të jenë të vetë-motivuar dhe të etur për të mësuar", tha MSC.Arjeta Mani, psikologe e ABCTirana. "Me 10 vite eksperiencë në fushën e edukimit, ne vazhdimisht sfidojmë kufijtë e kurrikulave dhe teknologjisë në edukim. Modeli Montessori na lejon të krijojmë një ambient ku fëmijët mund të eksplorojnë, të zbulojnë dhe të mësojnë në mënyrë të pavarur, ndërsa janë të mbështetur nga mentorët e trajnuar".


Trajnimi i stafit për mentorë Montessori përfshin një program të plotë që mbulon filozofinë Montessori, teknikat praktike të mësimdhënies dhe përdorimin e materialeve specifike Montessori. Ky trajnim synon të sigurojë që çdo mësues të jetë i pajisur me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të krijuar një ambient mësimor të pasur dhe të stimuluar për fëmijët.





Çfarë është modeli Montessori?

"Për të stimuluar jetën, duke e lënë atë të lirë që të zhvillohet vetë... kjo është detyra e parë e edukatorit.", një shprehje e bukur nga Maria Montessori, mjeke dhe edukatore italiane, e njohur si gruaja e parë doktoreshë në Itali dhe themeluesja e Modelit Montessori.


Metoda Montessori është një metodë edukimi që përfshin interesat dhe aktivitetet natyrore të fëmijëve, përkundër metodës tradicionale të mësimdhënies. Ky model thekson zhvillimin e pavarësisë, përgjegjësisë dhe vetë-disiplinës tek fëmijët përmes mësimit të drejtuar nga vetë ata. Në një ambient të pasur me materiale edukative të krijuara për të nxitur kuriozitetin dhe dashurinë për të mësuar, fëmijët zhvillojnë aftësi të rëndësishme për jetën.





Avantazhet e kurrikulave Montessori në ABCTirana.

Në ABCTirana, ne besojmë se kombinimi i vet-stimulimit natyral të fëmijëve për të mësuar me modernitetin e teknologjisë dhe kurrikulave shqipfolëse do të krijojë një ambient të përkryer për edukimin e fëmijëve tanë të së ardhmes. Kurrikulat tona të përditësuara do të përfshijnë teknika dhe materiale Montessori të cilat janë të dizajnuara për të inkurajuar eksplorimin dhe mësimin e pavarur. Fëmijët do të kenë mundësinë të punojnë në projekte që i interesojnë, të zhvillojnë aftësi praktike dhe të ndjekin ritmin e tyre të mësimit. Kjo metodë ndihmon në zhvillimin e aftësive kritike të mendimit, zgjidhjes së problemeve dhe bashkëpunimit.


E ardhmja e edukimit në ABCTirana.

Me këtë hap të ri, ne në ABCTirana synojmë të jemi lider në ofrimin e një edukimi cilësor dhe të avancuar për fëmijët në Shqipëri. Trajnimi i mentorëve Montessori dhe përditësimi i kurrikulave janë vetëm fillimi i një udhëtimi të ri dhe emocionues për komunitetin tonë arsimor. Ne jemi të përkushtuar për të krijuar një ambient ku çdo fëmijë mund të lulëzojë dhe të arrijë potencialin e tij të plotë.




ABCTirana, për një edukim më të mirë.