logo
ABCTirana

Kampi Veror 2024

Prill 26, 2024

Kampi Veror 2024

Me afrimin e sezonit veror, ABCTirana nis një aventurë unike me fillimin e kampit veror 2024.


Të frymëzuar nga suksesi i kampit veror prej 9 vjetësh, ABCTirana gjithmonë synon të ofrojë një shërbim më të mirë nga viti në vit. Kampi veror 2024 do të jetë tepër unik në krahasim me vitet e tjera, pasi programet e kampit janë përditësuar, duke e mbushur ditën e fëmijës me aktivitete fantastike.



Çfarë ofron Kampi Veror 2024?


Grupmosha: ABCTirana ofron shërbime kampi veror për fëmijë nga 5 deri në 12 vjeç.


Kohëzgjatja: Kampi fillon me datën 10 Qeshor dhe përfundon me daten 26 Korrik, nga ora 8:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 e pasdites.


Ushqimi: ABCTirana do të ofrojë drekën për fëmijët tuaj, të përgatitur nga kuzhinierë me përvojë në institucionin tonë. Ne sigurojmë që çdo vakt të bëjë që fëmija juaj të ndihet si në shtëpinë e vet.


Aktivitetet: Çdo ditë është e mbushur me aktivitete. Dy herë në javë, fëmijët do të vizitojnë pishinat Tagan, të cilat janë të përshtatura për fëmijë. Gjithashtu organizojmë vizita në ferma të ndryshme 1-2 herë në javë, lojëra të lira në natyrë, eksplorime të muzeve dhe monumenteve historike dhe aktivitete fizike në natyrë.


Transporti: mundësohet nga ABCTirana.




Tarifa

Kostoja është 8,990 lekë në javë, duke përfshirë të gjitha shërbimet.